Bible

Power Up

Your Services with User-Friendly Software

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Peter 4

:
Albanian - ALTMK27
1 Sepse Krishti pësoi ndë kurm për nevet. Armatosi edhe juvet mb’atë kshill, se ai pësoi ndë kurm, pushoi nga faji.
2 mos rrojë ndë dëshërime njerëzet, po rrojë ndë thelimë Perndisë, kohënë jetërë i mbet rrojë ndë kurm.
3 Sepse na është sado moti i shkuarë i jetësë bëm thelimën’ e Ethnikovet, tuke ecurë ndë kurvërira, e ndë dëshërime, ndë dejturë, ndë ngrëna, e ndë pira, e ndë llatri panom idhollëvet.
4 Andaj janë jashtë vetiut e vllasfimisjënë, sepse nukë ndihni juvet mb’atë dhunë asotisë.
5 Ata do t’apënë fjalë nde ai është gati gjukojë gjallëtë e vdekuritë.
6 Sepse për këtë pa është dhidhaksurë Ungjilli ndë vdekurë, gjukonenë si njerëzitë sa për kurm, ma rrojënë si do Perndia sa për Shpirt.
7 sosurit’ adha gjithë punëravet ësht’ afër’. Bëni adha t’urtë, edhe rriji cgjuarë ndë falurë.
8 E mbi gjitha kini dashuri fortë njeri mbë jatërinë, sepse dashuria do mbulojë shumë faje.
9 jini fillokseni njeri mbë jatërinë, pa rëndë.
10 Cilido sikundrë muarrtë dhurëtinë, le bëjë pjesë njeri mbë jatërinë, si konomë mirë shumë dhurëtisë Perndisë.
11 Kush kuvëndon, le kuvëndojë si kuvënde Perndisë, kush është ndë dhiakoni, le bëjë dhiakoninë si nga fuqia i është dhënë nga Perndia; lëvdonetë mbë gjitha Perndia me anë Iisu Hristoit. Atij është nderi e mbretëria, ndë jetë pas jetet. Ashtu qoftë!
12 dashurë, mos çuditi për zjar madh, dhezurë kondrë juvet për dhoqimasurë, sikur u erdhi juvet pun’ e re.
13 Po sikundrë bëni shokë ndë pësime Krishtit, gëzoni edhe ndë çfaqurë nderit tij.
14 E ndë u shafçi për ëmër Krishtit, lum juvet; sepse Shpirti i nderit edhe i Perndisë prëhetë mbë juvet. Ai prej asuresh shahetë, e prej jush nderonetë.
15 Ndonjë adha nga jush le mos heqjë si gjakëcuar, a si kusar, a si ai bën këqia, a si ai ksetaks punët’ e huaj.
16 Ma ndë pësoftë si i kështërë, le mos turpëronetë, po le lëvdojë Perndinë mbë këtë anë.
17 Sepse është kohë nisjë gjuqia nga shtëpi e Perndisë. E ndë qoftë përpara nga nesh, ç’do jetë sosëja e ature nukë bindenë ndë Ungjill Perndisë?
18 E nd’është mezi sosetë i drejti, i pabesi e fajëtori ku do duketë?
19 Andaj edhe ata heqjënë për thelimë Perndisë, le rekumandarjënë Shpirtëret’ e ture te ktisti i besësë me anë punëravet mira.